Ofrojmë

Kamera Sigurie

Kamera Analoge

Ne ofrojmë kamera analoge me rezolucion të lartë 720 dhe 800TVL. Ato janë të pajisura me IR për të kapur pamje në errësirë te plotë, si dhe ofrojnë mundësinë e paraqitjes së pamjeve LIVE ose PLAYBACK (rikthim në nje kohë të mëparshme të video-ve)

Kamera HDCVI – HDCVI (High Definition Composite Video Interface) është një standard transmetimi i videove HD nëpërmjet një kablli analog koaksial.

Kamerat IP – Sistemi i survejimit dixhital ofron një mori përfitimesh dhe funksionalitetesh të avancuara të cilat nuk mund të ofrohen nga një sistem survejimi analog.

Sisteme Alarmi

Sisteme Alarmi për Zjarrin dhe për Hyrjet e Pa-autorizuara – Në ditët e sotme, alarmet e shtëpisë ose sistemet e sigurisë për shtëpi/biznese janë një nevojë e domosdoshme për të garantuar sigurinë e shtëpisë/biznesit nga vjedhjet dhe rreziqet nga zjarri. Instalimi i një sistemi sigurie për shtëpi/biznes përmirëson ndjeshëm sigurinë e familjes dhe të pronës tuaj. Këto sisteme alarmi të sigurisë janë paraqitur si pajisje elektronike që kanë sensorë.

Sistem Kontrolli Hyrje-Dalje

Sistem Kontrolli për Hyrje-Dalje – Nga software të avancuar dhe sisteme kontrolli tek lexuesit inteligjent dhe modulet input/output, Jupiter Security System ju ofron sisteme kontrolli dhe “Time attendnace” inovative, fleksibël dhe kosto-efektiv për aplikime të çdo madhësie.

Intercoms

Intercoms- Jupiter ju ofron Citofoni me Video & Zgjidhje Inteligjente për Shtëpi. SIP Video Intercom përshtat protokollin standard të SIP dhe është kompatibël me palë të treta. Përdorimi i teknologjisë IP dhe protokollit SIP, i ofron Intercom-it opsione të ndryshme lidhjeje me sistemet telefonike.

Sisteme Telefonike

Sisteme Telefonike – PBX (Private Branch Exchange), është një rrjet telefonik privat që përdoret brenda një kompanie. Jupiter ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh për të përmbushur nevojat e të gjitha llojeve të bizneseve pavarësisht nga madhësia.Nëse jeni duke kërkuar në treg për një sistem telefonie, merrni në konsideratë sistemin PBX për të menaxhuar thirrjet hyrëse dhe dalëse në kompani.

Sisteme Parkimi

Sistemi i Menaxhimit të Parkimit – Sistemi Inteligjent i Menaxhimit të Parkimit është një zgjidhje ideale për formatet e parkimit “paguaj-për-të-parkuar” në ambjente të tilla si qendra tregtare, ekspozita, spitale, aeroporte, qendra banimi, godina zyrash, fabrika etj. Krahët automatikë – Krahët automatikë ndalojnë automjetet e paautorizuara të hyjnë në hapësirat e parkimit privat, si qendra tregtare, ekspozita, spitale, aeroporte, qendra banimi, godina zyrash, fabrika etj. Pengesat – I thjeshtë për t’u instaluar dhe i lehtë për t’u përdorur me kontroll automatik në distancë apo bllokim manualë, pengesat inteligjente janë zgjidhja e duhur për të mbrojtur hapësirat e parkimit dhe për ti ruajtur ato nga përdorimi i paautorizuar.

Sisteme Audio

Sisteme Audio – Ofrojmë Sisteme Audio për vila, hotele, restorante etj.Gjithashtu, ofrojmë sisteme audio të pajisur me mikrofon, të cilët mund të përdoren për sisteme publike si për shembull për të bërë lajmerime në spitale, qendra tregëtare, ambiente publike etj.

Montohen bokse (speakers) në cdo ambient për të realizuar një mbulim të plotë.

Shërbime IT

Shërbime IT – Në fushën e IT-së ne ofrojmë shërbimet e mëposhtme:
Servis kompjuterash dhe Smartphonesh (kemi servisin tonë me të gjitha mjetet e nevojshme)
Kabllim, konfigurime rrjeti dhe serverash
Projektim dhe asistencë