Kamera Sigurie

Kamera Analoge

Ne ofrojmë kamera analoge me rezolucion të lartë 720 dhe 800TVL. Ato janë të pajisura me IR për të kapur pamje në errësirë te plotë, si dhe ofrojnë mundësinë e paraqitjes së pamjeve LIVE ose PLAYBACK(rikthim në nje kohë të mëparshme të video-ve). Pamjet mund të shfaqen direkt në kompjuterin tuaj, në një monitor shtesë, të kapen nëpërmjet web-it, madje edhe drejtpërdrejtë nga smartphone-i. Kamerat analoge janë pjesë e një teknologjie më të vjetër në krahasim me kamerat IP, por kanë ende avantazh në treg, pasi vijnë me çmim shumë të mirë.

Kamera HDCVI

HDCVI (High Definition Composite Video Interface) është një standard transmetimi i videove HD nëpërmjet një kablli analog koaksial. Teknologjia ofron dy formate të videove HD – 1080p (1920 × 1080) dhe 720p (1280 × 720) me skanim progresiv. Kjo është një zgjidhje për aplikacionet me definicion të lartë të shprehur në megapixel duke ofruar transmetim pa vonesa, në distanca të mëdha dhe me një kosto të ulët. Në krahasim me sistemet e tjera, HDCVI ka një avantazh për sa i përket distancës së transmetimit, pasi mund të transmetojë deri në 500 metra, duke përdorur kabllo 75-3 për transmetim dhe përmban një normë të ulët të shtrëmbërimit të sinjalit. HDCVI kompozon së bashku sinjalet video, audio, sinjalet e kontrollit dhe i transmeton ato mbi një kabëll koaksial, duke thjeshtuar instalimin.

Me një fjalë, HDCVI ofron një zgjidhje të mirë që siguron cilësi imazhi në megapixel për distanca transmetimit të mëdha duke thjeshtuar instalimin. Kamerat HDCVI kanë një kosto më të ulët krahasuar me kamerat IP, edhe pse ofrojnë nje cilësi të krahasueshme me to.

Kamerat IP

Sistemi i survejimit dixhital ofron një mori përfitimesh dhe funksionalitetesh të avancuara të cilat nuk mund të ofrohen nga një sistem survejimi analog. Përparësitë përfshijnë: cilësinë më të lartë të imazhit, funksione inteligjente, instalim dhe integrim i lehtë,  fleksibilitet dhe një raport shumë të mirë cilësi/kosto.

Ne ofrojmë një gamë të gjerë të kamerave IP duke filluar me rezolucion nga 1.3MP deri 14MP.

Seritë e reja Super-Inteligjente mbështesin funksione si Tripwire, zbulimin e ndërhyrjeve, dedektim të ndryshimit të skenave, dedektim fytyre e shumë më tepër.