Sisteme Alarmi

Në ditët e sotme, alarmet e shtëpisë ose sistemet e sigurisë për shtëpi/biznese janë një  nevojë e domosdoshme për të garantuar sigurinë e shtëpisë/biznesit nga vjedhjet dhe rreziqet nga zjarri. Instalimi i një sistemi sigurie për shtëpi/biznes përmirëson ndjeshëm sigurinë e familjes dhe të pronës tuaj.

Këto sisteme alarmi të sigurisë janë paraqitur si pajisje elektronike që kanë sensorë. Ata lidhen te një panel kontrolli kryesor nëpërmjet një sinjali RF me brez të ngushtë (valë) ose kabllo. Kur bëhet lidhja midis njësisë dhe sinjalit, mund të krijohet një alarm njoftues që çon në përpunimin e një përgjigjeje.

Zakonisht sensorët për alarmet e ndërhyrjeve mund të tregojnë hapjen e një dritareje apo dere. Sistemet e reja janë kryesisht me kabllo për qëllime ekonomike. Ndërsa sistemet wireless mund të jetë gjithashtu ekonomik, por në të njëjtën kohë janë më të shpejtë për t’u instaluar.

Ne ofrojmë sisteme që janë të dedikuar ndaj një qëllimi të caktuar dhe sisteme të tjerë që mund të gjurmojnë ndërhyrjet, zjarrin etj. Ofrohen gjithashtu dhe dizajnet e komplikuara Hi-Tech me sisteme kompjuterike që mbulojnë multi-zona dhe monitorojnë rezultatet.

Këto sisteme mund të iniciojnë veprime të ndryshme ose mund të programohen për të telefonuar policinë, zjarrfikësit dhe ambulancat menjëherë pas sinjalizimit. Të tjerë mund të telefonojnë mbikqyrësin e pronës për të kuptuar nëse alarmi është i vërtetë.

Funksione të tjera të këtij sistemi mund të përfshijnë telefonimin e një liste numrash të përcaktuara nga pronari për tu kontaktuar që të bëhen kontrollet e zonave të siguruara. Sistemet e alarmit mund ti bashkëngjiten sistemeve mbikqyrëse me kamera për të regjistruar pamjet ne rast emergjence.