Sisteme Telefonike

PBX (Private Branch Exchange), është një rrjet telefonik privat që përdoret brenda një kompanie. Përdoruesit e sistemit të telefonisë PBX mund të bëjnë thirrje falas mes tyre (brenda rrjetit) dhe ndajnë një linjë të jashtme për të bërë thirrje telefonike jashtë rrjetit.

Jupiter Security System ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh për të përmbushur nevojat e të gjitha llojeve të bizneseve pavarësisht nga madhësia.

Avantazhet e sistemit telefonik PBX:

  • I lejon të gjithë punonjësit të ndajnë linjat e sistemit të telefonisë duke reduktuar shpenzimet e telefonisë fikse;
  • Sistemi PBX është plotësisht i programueshëm dhe mund të mbështesë kërkesa komplekse instalimi dhe integrimi;
  • Ka një shumëllojshmëri të gjerë standardesh, si dhe karakteristika mjaft të avancuara të sistemit PBX;
  • Sistemi PBX mund të zgjerohet lehtësisht me rritjen e kompanisë.
  • Hapësira fizike që kërkon qendra e PBX është e vogël, kështu që është lehtësisht e menaxhueshme.

Nëse jeni duke kërkuar në treg për një sistem telefonie, merrni në konsideratë sistemin PBX për të menaxhuar thirrjet hyrëse dhe dalëse në kompani. Edhe pse instalimi i sistemit telefonik PBX mund të ketë kosto më të lartë, përfitimet që do të vijnë nga përdorimi i këtij sistemi do t’i tejkalojnë shpenzimet fillestare.